Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shprehur vlerësim për figurën politike të Vjosa Osmanit, kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së. I ftuar në ‘Real Story’ në “News24’ Kurti tha se kandidatura e Osmanit ishte frymëzim për shumë gra dhe vajza që të merren me politikë. Ai tha se padyshim që Osmani do të ketë një rol të saj të rëndësishëm në qeverinë e re.

Ka dallim midis Vjosa Osmanit në LDK dhe LDK me Isa Mustafën?
Është e vështirë që të shihen dy njerëz njësoj. Kandidatura dhe fushata e Vjosa Osmanit i ka inkurajuar shume vajza qe te merren me politike. E falenderoj për këtë dhe dua të bashkëpunoj me të në çdo kapacitet qe ajo dëshiron. Dua të bashkëpunoj me të. Qoftë më ekzekutiv apo legjislativ. Qytetarët kërkojnë që Osmani të jetë lart në pozicionin e saj.

Nuk ka ende një bisedë se çfarë pozicioni mund të ketë ajo?
Jo akoma. Dakordim kemi se do të synojmë 12 ministri dhe do kemi dy zëvendësministra. Po të kishim koalicioni parazgjedhor do kishim 74 deputetë. Nuk mendoj se kam perceptim tjetër.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb