Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, po lakohet shumë në media kohët e fundit, jo vetëm se ka nisur publikisht mbështetjen e PS dhe kryeministrit Rama, por edhe për faktin se pritet të jetë në listën e deputetëve të qarkut Kukës, siç mediat shkruajnë.

Ndërsa politika i ka hapur derën aktorja ka dhënë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se është një grua e fortë dhe se nuk duhet kërkuar falje kur je një grua e fuqishme.

“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme”, ka shkruar Arjola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb