UKRAINË- Një kandidateje për kryetare të një komune në Ukrainë i është publikuar një video në internet, vetëm një ditë para ditës së votimit. Në video modelja Valeria Prokopenko, shfaqet mbi një shtrat, me të brendshme dhe lëvizje provokuese.

Dyshohet se videoja është publikuar nga ndonjë kundërshtar i saj me qëllim që ta dëmtojë, por e kundërta ka ndodhur sipas mediav,e pasi Valeria është popullarizuar më shumë.

E diplomuara për drejtësi thotë se videon e kishte bërë për të konkurruar në një shfaqje bukurie të quajtur “Miss Olymp”. 21-vjeçarja ka kandiduar për vendin e kryetarit të komunës në qytetin e Odessa, në rajonin jug-perëndimor të Ukrainës Odessa Oblast.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb