Vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj si kandidat i AAK për Komunën e Prishtinës kërkon t’i qëndrohet vendimin për ë mbajtur zgjedhjet më 17 tetor.

Ai thotë se tentative për të shtyrë zgjedhjet është ikja e përgjegjësisë përballë qytetarëve.

HAradinaj akuzon qeverinë se nuk kanë bërë as një ngushëllim apo vizitë në spital edhe pse qindra pacientë kanë humbur jetën, prandaj vlerësimi vjen me zgjedhje

 

STATUSI NGA DAUT HARADINAJ

Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.

Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit.

17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb