Pritja ishte e gjitha për të, që solli në Kanë filmin e tij “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit që e bëri yll botëror 36 vjet më parë. I buzëqeshur, i sigurt dhe me një pamje për t’u pasur zili, Tom Cruise, pothuajse 60-vjeçar, dha një mësim stili në tapetin e kuq të Croisette. Në nder të tij, fluturimi i pilotëve të Patrouille de France (ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Franceze) dhe një Palmë e Artë surprizë.

Aktori amerikan eshte shfaqur i veshur me dy stilime të Giorgio Armani për Festivalin e Filmit ne Kane, një kostum blu, këmishë (me jakë të zbërthyer) dhe një smoking të zi shumë elegant.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Croisette ai duket se ka mbërritur me një helikopter duke u pritur me ovacione të mëdha nga publiku, si dhe me nderimet e Patrouille de France, ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Franceze, të cilët fluturuan me Frecce Tricolori. Më pas tapeti i kuq, shfaqja e filmit, surpriza e Palmës së Artë.

Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë event pas Festivalit, por ka fluturuar me nxitim për në Londër, për premierën në prani të Princit William dhe Kate Middleton dhe për rolin e tij “kyç” në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb