Mes Gjermanisë dhe Anglisë, feston vetëm Italia. Dy “bigët” e futbollit Evropian ngecin në një barazim 1-1, një rezultat që nuk kënaq askënd. Gjermania vërtetoi edhe një herë se është larg emrit që përfaqëson, trajnerit Flick i duhet ende shumë punë për të ndërtuar një ekip pretendent për në Botëror. As Anglia nuk është në një moment ideal, shumë larg atij ekipi që në “Euro2020” shkoi deri në finale.

Hofmann kaloi “panceret” në avantazh në minutën e 23-të por gjyqtari i takimit pas një konsulte të gjatë me sistemin VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Me fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Hofmann që dërgoi topin në rrjetë, këtë herë gjithçka ishte e rregullt.

Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, Pickford dhe Neuer ishin protagonistë në disa momente. Në minutën e 86-të, Kane fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Goli i kapitenit mban Anglinë në lojë, por momentin ndodhen në vendin e fundit në Grup me vetëm 1 pikë. Kane ishte personazhi kryesor në mediat angleze, për të ky ishte goli i tij i 50-të në me fanellën e përfaqësueses, minus 3 nga nga Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: