Kryetari i PD Lulzim Basha në një video konferencë për mediat me gazetarët, në lidhje me situatën për koronavirusin, deklaroi se kjo qeveri ka kryer veprime skandaloze, sic është koncesioni deri për qeleshe.

Basha tha se qeveria con paratë nëpër koncesione dhe jo për këtë situatë emergjente dhe se nuk ka dhënë për pandeminë as sa Kosova.

“Situata është kritike. Ka fjalë të mëdha dhe nuk ka vepra. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Si do ta shtyjnë? Absolutisht për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale, por janë hequr plot familje nga ajo listë.

Nuk ka xhiro për bizneset, nuk ka fitim. Paketa duhet të trefishohet. Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se duhen bërë më tepër testime nga se janë bërë deri më tani.

“Qytetarët dhe mjekët kanë nevojë për sa më shumë testime. Për shqiptarët, ky 3 mujor ka qenë më i rëndë se për evropianët, për shkak të rrethanave ekonomike. Ne së bashku do e kalojmë këtë të keqe. Në pandemi prijnë qytetarët me ndërgjegjen e tyre dhe patjetër mjekët e infermierët me punën e tyre sublime. Duhet të merren masa, në mënyrë që shqiptarët të kenë kushtet bazë, mos t’ju mungojë ushqimi, të kenë minimumin financiar për të jetuar në mënyrë normale. Uroj të ketë sa më pak humbje jetesh”, u shpreh Basha.

Më tej Basha ka kërkuar që qeveria po ashtu duhet të bëjë edhe transparencën për këtë situatë.

Do kërkojmë përgjegjësit pse u vonuan masat, por nuk është koha tani. Tani është koha për të përqëndruar energjitë tona në kalimin me sukses, me sa më pak viktima të kësaj epidemie. Shqipëria nuk ka transparencë. I kërkoj qeverisë që të bëjë transparencën. Sa pika testimi do të hapen, të na thotë qeveria. Ekspertët na kanë thënë se një test vlen 3-4 euro. Testimi duhet të bërë sa më masiv.

Është shumë më pak se shumat marramendëse sesa kontratat e tenderave. Është hapur një tender për zyrat e Spitalit të Traumës. Nuk është prioritet kjo, por jeta e personelit. Duhen pajisje testuese. Duke qenë këta mangësi, mjekët rrezikohen shumë. Të ndryshojë rrënjësisht përqasja e këtyre 3 javëve. Është e domosdoshme që sakrifica e shqiptarëve të mos shkojë kot”, deklaroi Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb