Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar në Shkodër vaksinimin e mësuesve me prodhimin e AstraZeneca.

Rama siguroi mësuesit mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë. Kryeministri ka bërë një krahasim, duke thënë se edhe masat për parandalimin e rritjes së popullsisë (kontraceptivët) shkaktojnë tromboembolite, dhe jo më vaksinat e zakonshme që kanë gjithmonë raste.

Ai mori konfirmim se edhe në Shkodër ka pasur hezitim nga mësuesit për të bërë vaksinën e AstraZeneca.

EDI RAMA: Mos kini asnjë shqetësim , vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prap. Ishte një seri që s’është kjo, është tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje dhe atyre rasteve. Kanë dalë dhe plot tani të dhëna edhe për ato hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë.

SILVA BINO: Po, kontraceptivët shkaktojnë tromboembolite.

RAMA:Edhe për vaksinat e zakonshme që ka gjithmonë raste, që s’janë fare pjesë e problemit. Ka pasur refuzime?

MANASTIRLIU: Ka patur hezitim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb