Irini Qirjako, është një ndër artistet më të dashura të muzikës popullore. Së fundmi këngëtarja ka folur për jetën e saj personale ku ka rrëfyer për publikun dhe një histori të cilën nuk e kishte treguar më parë.

E ftuar në emisionin “Fol me mua” të Rovena Dilos, këngëtarja ka rrëfyer se shumë vite më parë, gjatë periudhës së diktaturës atë kanë dashur ta rrëmbejnë për në Greqi, teksa i kanë ofruar dhe kushte shumë të mira për ta mbajtur atje. Këngëtarja tregoi se dhe ajo vetë nuk e ka ditur këtë histori pasi e ka marrë vesh së fundmi nëpërmjet një miku të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin”, ka treguar këngëtarja e muzikës popullore.

“Ata kishin plan rrëmbimi për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë”, përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb