Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli.

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Senad Nikshiqi, ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin.

“Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vij kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas i pronarit te kesaj nderteses. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine. Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per te bere nje kafe dhe sa ka ndezur bombolen e gazit, ka shperthyer, dhe me duket se ka patur nje rrjedhje. Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbreme sa kane ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thene familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punen se ketu nis me vonese sezoni turistik. Sa kane ardhur kane pastruar mbreme dhe ne megjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka, raporton “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb