Presidenti Ilir Meta, nga Vlora, ka folur ndër të tjera edhe për vrasjen që tronditi sot Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Meta theksoi se të gjitha tensionet vijnë nga njeriu që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, duke shtuar se pala në maxhorancë është nën panik nga zgjedhjet e ndershme.

“Dihet se nga vjen ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjebn e 5 qershorit. E shkeli sepse ka frikë nga zgjedhjet e ndershme. Pasi shkeli zgjedhjet brenda PS-së, kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Po të ishte ndryshe, nuk i jepte porosi Damianit që tërmet, tërmet. Ngjarja në Kavajë ndodhi në zyrën elektorale të Kavajës, ku hynë persona që punojnë që punojnë në shtet dhe ai që kreu aktin ishte i lidhur me narko-trafikantë.

Për këtë rast nuk mund t’iu them, më vjen keq për ngjarjen. Konfliktet në Elbasan duhet të ishin shmangur. Duan të frikësojnë njerëzit, sepse kanë tmerr nga vota e lirë. Kudo përpiqet të krijojë marrëzi. Thotë se takoj këtë e atë, le të vijë dhe të shikoj se kë takoj e mos flasë kot. Vlora do e thotë fjalën e saj, ndaj mos provokoni Vlorën. Qytetarët të japin votën e tyre lirë. Vlonjatët e shqiptarët kanë derdhur gjakun për këtë vend dhe do mbrojnë me votë të drejtat e pronës”, deklaroi Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb