Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në studion e emisionit ‘Frontline’ në News24 ka folur në lidhje me çështjen e kreut të ri të SPAK teksa ka thënë se ky organ i posaçëm për luftën ndaj korrupsionit ka rritur imazhin e veprave penale në tërësi gjë që sipas tij nuk i ka lënë mundësi prokurorëve të pakët në numër që të kenë mundësi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.

Hazizaj shtoi se ky organ është marrë me raste për të rritur sasinë e çështjeve të zgjidhura si korrupsione me sasi të vogla parash dhe duke harruar funksionarët e lartë dhe duke lënë sipas tij mënjanë cilësinë e përmirësimit të organit të posaçëm.

Ai shtoi se nuk ka rëndësi kush do jetë drejtuesi i ri i SPAK po të shohim kompetencat, por vuri theksin te “brumi” që do ketë kreu i kësaj strukture të drejtësisë

“SPAK është një organ i kushtetutës së vitit 2016 dhe një ligji të veçantë e cila ka pasur premisa për të përqendruar betejën ndaj korrupsionit. Kjo zgjedhje merr rëndësi sepse e vërteta është që kuvendi i 2016-ës duke nxituar e zgjeroi imazhin e veprave penale për të marrë strukturat e posaçme. Duke rritur imazhin e veprave penale nuk kanë pasur mundësi prokurorët e pakët që të kenë mundësi për zgjidhjen e çështjeve.

Në këto kushte kjo u shoqërua me shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Po të konstatohej sa është numri i pafajësive në shkallën e parë nuk ka asnjë pafajësi. Kjo do të thotë që mos dhënia e paaftësisë tregon jo vetëm punë të dobët të gjykatave. Kanë prirje për të dhënë rendimente që të duket sikur ka rezultate në luftën kundër korrupsionit. Këtu nuk është çështja që duke krijuar sasi përmirëson sistemin. Duke u marrë me sasinë ke lënë mënjanë cilësinë e përmirësimit të organit.

Arben Kraja në këto 3 vite mendoj që jo ai po çdokush që do ishte në krye të SPAK për shkak të pamundësive do rendte pas sasisë së dënimeve dhe nuk është ky thelbi. Ky organ është marrë me policë për 10 mijë lekë të vjetra ose për njerëz që duke nxituar kanë harruar që nuk janë funksionarë të lartë. Duke balancuar të mirën me të keqen mendoj se nuk ka dhënë ndonjë rezultat mbi objektin për të cilin u krijua SPAK. Funksionarët e lartë politikë janë të identifikuar qartazi, gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë sikur nuk e dinë për shkak të rrogave të larta që kanë. Çështja është që SPAK është krijuar për figurat e karakterit kushtetues.

Pamundësia për të funksionuar e këtij organi është edhe gjendja në presionin politik të të dy krahëve që e ka bërë SPAK të mos jetë shumë vigjilent në detyrën e vetë. Moment i dytë është që për shkak të traditës që kemi të autoritetit, jemi shumë të frikësuar nga institucionet. Duam apo nuk duam në këtë popullsi interesat janë të pleksura ku beteja nuk bëhet dot e drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi kush do jetë drejtuesi i SPAK po të shohim kompetencat, çështja është te brumi që ka. Ne presim që të bëjnë gjëmën kur janë të njëjtët prokurorë që kanë vështirësitë e tyre. Kjo është njëra anë. Nuk ka rëndësi sa vazhdon beteja por a po bëhet beteja dhe sa cilësi ka në marrjen e vendimeve. Ka një garë mes gjyqtarëve për të dënuar sa më shumë qytetarë që nuk kanë të bëjnë me politikën.

Nesër mund të ketë çudira, mund të ketë edhe balotazh. 6 nëse janë 11 të pranishëm. Dhënia e rëndësisë për mbledhjen e nesërme, është një strategji për ti dhënë më shumë peshë institucioneve”, tha Hazizaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: