Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura që sot janë në vijën e parë të betejës me COVID-19.

Xhaçka kujton se ato kanë lënë familjet e tyre në shtëpi dhe po shërbejnë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet.

 

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. #FaleminderitPërShërbimin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb