Pas një vere shumë të nxehtë, e trazuar nga largimi i Leo Messi dhe pas një fillimi sezoni shkatërrues në La Liga dhe të eliminuar që në fazën e grupeve në Champions, Barcelona e Laporte, e drejtuar tashmë nga Xavi është rikthyer në nivele të larta. Fal lojtarëve të rijnë e të talentuar dhe disa lëvizjeve të goditura në merkato, blaugranët duken të rilindur, konfirmimi më i qartë ishte fitorja me “poker” golash në “Bernabeu”.

Laporta Xavi
Laporta Xavi

Pavarësisht këtyre detajeve, situata financiare te Barcelona nuk është nga më të mirat, për këtë arsye, duhet të jenë shumë të kujdesshëm në treguan e transferimeve. Presidenti i Barcelonës i është rikthyer edhe një herë mundësisë që Leo Messi të rikthehet në “Camp Nou”: “Nëse do të më telefononte një ditë dhe do të më thoshte se ka dëshirë të rikthehet, do të isha mese i lumtur.

Laporta Messi
Laporta Messi

Dembele? Ai e di që në e duam, plus Xavi ka arritur ta rikthejë në shina, po funksionon. Pavarësisht se është në skadencë të kontratës, ne do të flasim me agjentët e tij.

Haaland
Haaland

Haaland? Kam qenë shumë i qartë, situata është e tillë që nuk na lejon të bëjmë çmenduria në aspektin financiarë, nuk dua të ndalem tek emrat”, u shpreh Laporta duke u ndalur në fund te Superliga:

Laporta
Laporta

“Projekti vijon dhe ne po e promovojmë. Është një rrugë për të shpëtuar futbollin evropian. Deklaratat e Al-Khelaifit? Ai me PSG por dhe Man.City kanë nga pas një makineri parash. Ne po luftojmë pikërisht këtë, që futbolli evropian të mos merret peng nga njerëz jashtë Bashkimit Evropian”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb