Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është përgjigjur Edi Ramës për postimin e mëngjesit të sotëm ku kryeministri publikoi shifrat që tregonin se biznesmenët e mëdhënj, të ashtuquajtura ‘’oligarkët’’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa gjatë qeverisë së PD.

Spahiu thekson se oligarkët kanë fituar shumë më shumë pasi evazioni fiskal vazhdon të jetë në nivelet më të larta në rajon.

Po ashtu ai rendit dhe 5 dështimet e qeverisë duke nisur nga mungesa e rritjeve të pagave e pensioneve deri tek mbështetja për biznesin e vogël e të mesëm.

Për këto dështime Spahiu akuzon Ramën se është një kryeministër super i korruptuar që s’ka bërë asgjë.

 

STATUSI NGA PËRPARIM SPAHIU

Fakti që oligarkët (term i përdorur sot nga KM-ja) kanë paguar tre herë më shumë tatim fitimi tregon se:

-Ata kanë fituar shumë më tepër ndërkohe që evazioni fiskal vazhdon të mbetet në nivelet më të larta në rajon.

-Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë para, ka dështuar në rritje pagash, pensionesh.

-Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë, ka dështuar në investime direkte, porte, rrugë, hekurudha e për të mos përmendur premtimet bajate për aeroporte.

-Qeveria ka dështuar për të ofruar shërbim shëndetësor edhe pse janë harxhuar e po harxhohen miliona në kontrata PPP-sh.

-Qeveria ka dështuar me planin e rimëkëmbjes pas termetit, kur edhe pse ka kaluar një vit, nuk ka ndërtuar asgjë veç propagandës.

-Qeveria ka dështuar në mbeshtetjen e biznesit të vogël e të mesëm, bujkut dhe blegtorit, gjatë pandemisë, duke bërë që mijëra biznese të mbyllen e mijëra shqiptarë të mbeten të papunë.

Fakti që bizneset kanë paguar më shumë nga tatimi i rritur 50% dhe Ti s’ke bërë asgjë tregon se je super i KORRUPTUAR!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb