Totenham ndërpreu mbrëmë ecurinë prej 12-të fitoresh të Çelsit duke e mundur 2 me 0 në “White Hart Lane”. Përveç rezultatit që ishte shumë i rëndësishëm, futbollistët e Totenham kanë krijuar edhe një situatë qesharake gjatë festimit të njërit prej golave.

Hary Kane ka përjetuar një nga netën më emocionuese në “Premier Ligë” dhe nuk ka nguruar të ndajë me fansat një foto në “twitter” gjatë festimit, pasi Dele Ali kishte shënuar në portën e Cortua. Në foto shihet një situatë paksa e sikletshme por edhe qesharake kur mbrojtësi Vertongen “i jep një dorë” Hary Kane për të festuar golin.
nintchdbpict000292293728-e1483615801924
Më pas kjo foto është shpërndarë shumë herë në internet duke u bërë virale, ku ka shkaktuar edhe shumë të qeshura për sportdashësit, raporton “The Sun”.

Pas derbit, trajneri i Totenham, Mauricio Pochetino u shpreh: “Mendoi se performance jonë sot ka treguar se ne mund të jemi shumë kompetitiv dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

“Ne jemi shumë të kënaqur sepse gjëja më e rëndësishme për ne është se treguam karakter dhe ishim shumë kompetitiv”.

“Ndoshta sezonin e shkuar patëm ndonjë problem, dhe nuk e përfunduam atë në mënyrën më të mirë. Për mua, kompetitiv do të thotë ajo që ne shfaqëm sot”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb