“Lufta në Ukrainë ka ndikuar në ekonomi, në shumë vende të botës duke prekur edhe Shqipërinë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë.

Gjatë fjalës së tij Rama foli edhe për rritjen e çmimeve, duke theksuar se situata në Ukrainë, ka ngritur alarmin dhe për pasojë solli edhe rritje të çmimeve.

Ndër të tjera Rama përmendi rritje të çmimeve të ndryshme, duke u shprehur: “Kanë shkuar kanë rritur çmimin e kremrave , po ç’punë kanë kremrat me Ukrainën. Ky është një reflektim i alarmit që ka tregu dhe do të fillojë të stabilizohet…”, tha ai, duke paralajmëruar se kush shkel rregullin e luftës do përballet me pasoja.

“Kapitalizmi ka djallin brenda, ndaj duhen masa. Por më mirë se demokracia nuk ka. Demokracia është si PS. Rritjen e çmimeve nuk duhet ta shohim si një gjë që nuk ekziston…Dakord këta e kanë grurin në depozitë, dhe me atë çmime që e kanë depozituar ashtë shumë më pak, por do ta nxjerrë nga magazina dhe kërceu, vetvetiu thotë se po ta shes me të njëjtin çmim çfarë fitoj? Tani na lajmëruan se dy karburante kanë shkelur rregullin e luftës dhe tani do përballen me pasoja dhe do të shkojë policia. Pra ne do të biem dakord që kaq është shumica dhe kaq pakica, dhe nuk duhet të ketë ndryshime. Kanë shkuar kanë rritur çmimin e kremrave , po ç’punë kanë kremrat me Ukrainën!? Ky është një reflektim i alarmit që ka tregu dhe do të fillojë të stabilizohet…Besoj që do të normalizohet, nuk do jetë si më parë , por do normalizohet…”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb