Ilir Meta ka komentuar në “Kjo Javë” lajmin se Prokuroria nuk nisi hetimet për Autoritetin e Dosjeve pas kallëzimit të bërë prej tij.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk prek shumë nga drejtësia shqiptare pasi është e kapur peng, por shtoi se çështja do të shkojë në gjykatën europiane, pasi sipas tij jemi në një situatë ky janë kryer falsifikime dhe është shkelur ligji rëndë.

Nuk kam asnjë informacion të tillë se prokuroria nuk ka regjistruar një kallëzim të tillë, sepse avokati im,  e shikon të pamundur nga ana proceduriale një gjë të tillë. Por jemi në kushtet e një drejtësie të marrë peng e nuk presim ndonjë gjë të madhe, por çështja do të konsumohet në të gjitha fazat, dhe në çdo rast do shkojë në gjykatën europiane, sepse është një falsifikim e manipulim i një autoriteti që ka për detyrë të respektojë ligjin. Çfarë do të bëjë Rama dhe ata që kanë orkestruar këtë falsifikim ordiner, ajo do shkojë në gjykatë europiane dhe do të ketë një vendim

Në rastin konkret nuk ndihesh mirë, por për mënyrën si lëndohen njerëz që nuk kanë lidhje me politikën. Akt çnjerëzor, por për mua këto janë gjërat më të parëndësishme, fuqia ime ka qenë integriteti dhe se askush s’ka pasur mundësi të më bëjë shantazh, jam krenar për të kaluarën time”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: