Ish-kryeministri Sali Berisha,ka deklaruar ditën e sotme nga Vau i Dejës se vendi sot prodhon më shumë energji se sa nevojitet për konsumin e brendshëm, ndërsa ka thënë se në Vlorë janë sjellë gjeneratorë “rrangallë”.

Berisha deklaroi se këta gjeneratorë nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji dhe se për ta paguhen 90 mijë dollarë në ditë, të cilët i merr “Belinda me tigrat e saj”.

“Sot prodhojmë 9 terravat në vit. 7 janë nevojat tona. Si rregull duhet të eksportojmë 2 miliardë kW/orë. Këta marrin digat dhe i zbrazin gjatë verës, i sa shesin sekserëve të vet, kompani të njerëzve të tyre me çmime qesharake me 30-45 euro. Sekserët energjinë e shesin në treg me 30-180 euro se kaq kushton në bursë. Paratë ndahen mes tyre. Qytetarët i kërcënojnë me 800 KW, faturojnë emigrantët që nuk jetojnë në Shqipëri. Krijoi bordet komuniste për të rritur çmimet. E ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri, 54 milionë janë vjedhur deri tani. Në Vlorë kanë sjellë gjeneratorët anije, i kanë sjellë në një kohë kur ne prodhojmë më shumë se nevoja. i kanë sjellë rrangallë që prodhojnë me kosto 3-4 herë më të lartë se çmimi i bursës. Ata s’kanë prodhuar asnjë kilovat dhe qytetarët paguajnë 90 mijë dollarë çdo ditë për Belindën dhe tigrat e saj se Belinda dhe Rama ndajnë paratë. Sot vendi është në një krizë tjetër, bëhet gjithçka që të përjashtojë. Edi Rama është i tmerruar dhe do përsëri të mbajë monizmin me çdo kusht, ai kapet te pengjet dhe bën lojën më të shëmtuar. Lojë të tillë s’e bëri as diktatori i fundit komunist. Ai e dinte se humbja e pushtetit Ja ku jemi me Zef Hilën, kandidati i lirisë, në 14 maj firmosim goditjen ku e bëjmë të pashpresë monizmin e Edi Ramës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb