Pedagogu Lush Susaj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 ka treguar se i është bërë presion në forma të ndryshme vetëm përse ka qenë pjesë e protestave dhe ka ngritur zërin për të kërkuar të drejtat e pedagogëve.

Gjithashtu thekoi se edhe kolegeve të tij u është bërë presion, duke shkuar edhe tek familjarët.

“Vetëm se po flasim bëhet presion. Ka presion më të madh se sa gruan shkojnë e çojnë agronome në Fushë Krujë dhe i heqin ditën e punës, pasi i thonë se në 15:55 nuk ka qenë në punë. Kam 30 vite me të gjitha qeveritë e këtij vendi. Për bukën e gojën heq gruan nga puna. Thonë nuk flas dot në ekran sepse më heq nga puna. Kolegut tonë vetëm pse foli në ekran i kanë bërë presion.  Kanë thirrur nipin tim, shkuan deri ke nipi”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb