SHBA – Kanye West së bashku me dy fëmijët North dhe Saint West pozojnë për kopertinën e muajit shtator të Harper Bazaar. Kjo është kopertina e parë e vogëlushit 2-vjeçar Saint, një revistë e cila do të tregojë se si është marrëdhënia prind fëmijë brenda familjeve të famshme.

Ndërsa për motrën e tij të madhe, North kjo është kopertina e dytë në të cilën vajza pozon. Por ajo që na habit të gjithë nga kjo kopertinë ëshë mungesa e Kim Kardashian, e cila nuk është përfshirë në këto foto familjare. Të dy duken mjaft të këndshmëm në krahët e babait të tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: