Kanye West ka ndarë me ndjekësit në Twitter një foto të adhurueshme së bashku me vajzën e tij, North.
Reperi 43-vjeçar nuk ka qenë shumë korrekt me deklaratat e tij në rrjetet sociale, mbi të gjitha në lidhje me partneren e tij Kim Kardashian, së cilës më vonë i kërkoi falje publikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka përdorur platformën për një qëllim më pozitiv të hënën, pasi ndau një foto të bukur me vajzën e tij shtatë vjeçare, North, teksa qëndronin buzë ujit dhe pas tyre dukeshin disa male.

Kanye shkruajti krah fotos “duke kaluar kohë babë e bijë”.

Kanye po mundohet të sjellë ide të reja dhe të sigurta për fëmijët në aplikacionin “TikTok”, i cili është bërë shumë problematik dhe pritet të fshihet në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu njoftoi se versioni i ri i aplikacionit mund të quhet ‘Jesus Tok’, në përputhje me besimin e tij kristian.

Disa minuta më vonë, ai shtoi: “Ne lutemi të bashkëpunojmë me Tik Tok për të krijuar një version të krishterë të monitoruar që është i sigurt për fëmijët e rinj dhe për botën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb