TIRANE- Dhuna në familje tashmë është kthyer në fenomen. Kështu, një rast i tillë është regjistruar në Kamëz, ndërsa në pranga përfundoi një 31-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet I.B., akuzohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, shtetases me inicialet B.B.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.05.2018, u arrestua në shtetasi në flagrancë shtetasi I. B., vjeç 31 banues në Kamëz, pasi në banesë ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes B.B., vjeçe 21, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/2 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: