Një person ka kanosur me mjet prerës mjeken e Qendrës Shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjës dhe për pasojë u arrestua nga policia.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet 47 vjec, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb