Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre personat, të cilën u arrestuan pak ditë më parë, pasi kishin kanosur një minorene, duke i zhvatur shuma të mëdha parash.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Eris Beqo, Ksandros Pashollari dhe Xhulio Dapellari, ndërsa që autori i katërt, Kristjan Ali, është i shpallur në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie shtetasen e mitur 15-vjeçare F. P., të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme, përgjatë një periudhe 1-mujore, 200 mijë lekë dhe 8000 euro.

Gjatë kontrollit, policia iu sekuestruar autorëve shumat prej 100 mijë lekë, 6000 euro, një automjet “Mercedez Benz” dhe 4 aparate telefonike të markave të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb