Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kanosur një shtetas me armë gjahu.

Në pranga ka përfunduar Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili në bashkëpunim më vëllain e tij A.Q. 31 vjeç kanë kanosur me armë A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Pas ndërhyrjes së policisë, dy vëllezërve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të llojeve të ndryshme.

“Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Sekuestrohet një armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë  kanë arrestuar  në flagrancë shtetasin:

3a256d74 2b7f 4118 8aa3 2bcdbc701311
3a256d74 2b7f 4118 8aa3 2bcdbc701311

Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij,  shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:

 

  • armë gjahu tip Shotgan;
  • 20 fishekë çifte;
  • thikë ;
  • dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: