Zbardhen emrat e personave të arrestuar në lidhje me kanosjen ndaj një të miture në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfunduan shtetasit Eris Beqo, Ksandros Pashollari, Xhulio Dapellari si dhe Kristjan Ali.

Ata akuzohen se shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie 15-vjeçaren me inicialet F.P, të cilit i kanë marrë në një periudhë 1 mujore shuma të ndryshme parash, 200.000 lekë dhe 8000 euro.

Mësohet se nga policia u sekuestruan shumat prej 100.000 dhe 6000 euro, një automjet tip ‘Mercedez Benz’ dhe 4 telefona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb