Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 10 muaj burg për qytetarin që kanosi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë, raporton Betimi në Drejtësi.

Aktgjykimi ndaj të pandehurit me inicialet I.G., pasi ka pranuar fajësinë se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në është shpallur të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, pasi i akuzuari kishte pranuar fajësinë. “Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes”, i ka thënë Gjykatës, i akuzuari.

Prokurori Afrim Shefkiu ka deklaruar se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është i plotë dhe në përputhje të plotë me provat materiale të bashkangjitur aktakuzës.

Sipas aktakuzës të ngritur më 3 shtator 2021, I.G ngarkohet me veprën penale “rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare”. I akuzuari sipas aktakuzës kishte kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade. Aktakuza ben me dije se i akuzuari kishte thënë se nuk ka pasur qëllim të vrasë ambasadorin por të sensibilizojë Ambasadën e SHBA-së në Kosovë me padrejtësitë ndaj familjarëve të tij në një proces gjyqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb