Një 46-vjeçar me inicialet E.Xh., banues në Fier është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur në zyrën e tij një avokat, 38-vjeçarin A.O,.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta , ndërsa policia njofton se po punon për kapjen e 46-vjeçarit.

Fier/-Informacion: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: