Tre persona kanë rënë në pranga nga policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 43-vjeçari M.M., pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe në 21-vjeçar për shkak se është kapur nga policia duke drejtuar mjetin ti ‘Benz’ pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Sakaq një tjetër person është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dhe nuk ka ndaluar pas thirrjes nga policia. Përkatësisht në pranga ka rënë 36-vjeçari P.L., banues në Lezhë.

Ndërkohë materialet hetimore  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë –

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 43 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 21 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në Kune, Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytet Lezhë, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: