Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka kërcënuar me jetë një punonjës policie.

Burime nga policia e Lushnjës ka bërë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.Gj., banues në Divjakë. Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga “Shqiponjat”, në automjetin me të cilin 38-vjeçari me iniciale S.S., udhëtonte, u gjet edhe një sasi kanabisi.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: