FIER- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Thoma Kaçeli, banues në fshatin Marinëz, Roskovec, ndërkohë që i janë sekuestruar edhe një automatik tip kallashnikov, dy krehra automatiku, 25 fishekë dhe 5 gëzhoja model 56.

Policia pohon se Kaçeli për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin S.K., 44 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Roskovec si edhe ka qëlluar me armën e zjarrit drejt stanit të tij duke vrarë kështu qenin e stanit.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit brenda një kohe të shkurtër.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja model 56 dhe në kontrollin e banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, 2 krehra automatiku dhe 25 fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: