ELBASAN – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili akuzohet se ka kërcënuar një 48-vjeçare me publikimin e një videoje me pamje intime.
Sipas policisë, i riu Marjo Bici i ka kërkuar 500 euro 48-vjeçares M.B, për të mos e bërë publike videon në fjalë, të cilën nuk dihet ende se si e ka siguruar.
Pas kallëzimit të bërë në polici nga shtetasja e kërcënuar, 22-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa policia i sekuestroi një telefon Nokia E.51 dhe 500 euro.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb