Dy persona janë konfliktuar në Vlorë për një vend parkimi,. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për 41-vjeçarin R.Xh pasi dyshohet se kanosi 54-vjeçarin A.Ç për vendin e parkimit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.”, thuhet në njoftimin e policisë .

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: