Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë shpallur në kërkim  një 32 vjeçar pasi  pas një incidenti  ai  ka kanosur  verbalisht një 27-vjeçar, për motive të dobëta.

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e 32 vjeçarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e këtij kërcënimi.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur verbalisht, një 27-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb