I ftuari i dytë në programin “Dola te Ola” ishte kantautori i njohur Arjan Dredhasi, i cili foli për jetën e tij profesionale dhe personale.
Arjan Dredhasi është një mik që nga fëmijëria, adoleshenca e deri më sot me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, dhe në program ata kujtuan momente shumë të bukura dhe gazmore nga jeta e tyre.

Ata kanë qenë së bashku edhe në Greqi dhe teksa në studio u shfaqën foto nga kujtimet e tyre të kahershme, emocionet për ta ishin të mëdha.

Përveç miqësisë së bukur që i ka rezistuar kohës, ata edhe kanë bashkëpunuar duke sjellë projekte shumë të bukura muzikore. Më i fundit është projekti “As shpirt, as zemër”, me tekst dhe muzikë të vetë Endri Priftit dhe orkestracion të Arjan Dredhasit, një këngë shumë e bukur e cila ka për t’i rezistuar gjatë kohës.
Artistët kujtuan në studio edhe xhirimet e klipit të cilin e kanë realizuar në mesnatën e ditëlindjes së Endrit në mënyrë që kënga të dilte në 50-vjetorin e tij.
Gjatë programit Arjan Dredhasi tregoi se arsyeja e rikthimit të tij në atdhe ishte bashkëshortja e tij, teksa rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me të. Ata janë prindër të një djali, për të cilin janë padyshim të bekuar dhe shumë krenarë.

Mbrëmja në “Dola te Ola” u mbyll me muzikë, ku Endri Prifti interpretoi këngën “As shpirt, as zemër”, duke dhuruar momente shumë të bukura për të gjithë teleshikuesit e News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: