N’Golo Kante ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjes së kombëtares së tij, Francës ndaj kombëtares së Bullgarisë.

Chelsea mund të jetë pa mesfushorin N’Golo Kante për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës, pasi ai u lëndua gjatë detyrës ndërkombëtare me Francën.

Dy ekipet shkojnë kokë më kokë në Stamford Bridge më 18 tetor, pastaj takohen përsëri në Stadio Olimpico më 31 tetor.
Sidoqoftë, Kante tani është një dyshim i madh për të shfaqur në secilën prej këtyre ndeshjeve, shkruan tg.

Ish-mesfushori i Leicester Cityt papritmas u tërhoq duke mbajtur muskulin e pasmë të këmbës së tij të majtë në atë që dukej të ishte një lëndim muskuli.

Pas këtij lëndimi, Kante u detyrua ta lë fushën e lojës në pjesën e parë, pasi në minutën e 34-të të ndeshjes në vend të tij u inkuadrua Adrien Rabiot.

Do të ishte një tjetër goditje masive për Chelsean e Antonio Contes, pasi edhe Alvaro Morata është lënë anash me një dëmtim muskulor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: