ANGLI

Mesfushori i Chelsea, Ngolo Kante nuk paraqitet në stërvitjen e Chelsea-s pasi ka frikë nga ekspozimi prej COVID-19.

Francezi e filloi stërvitjen por duket se do e vijojë në kushte shtëpie për shkak të pandemisë. Ndërkohë grupi i futbollistëve vijon normalisht stërvitje në Cobham teksa i vetmi lojtar që u prek me COVID-19 tek Chelsea ishte talenti Huddson- Odoi i cili tashmë është negativ dhe vijon normalisht stërvitje.

Por gjithsesi Frank Lampard, trajneri i londinezëve ka mbështetur vendimin e Kante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb