N’Golo Kante edhe njëherë tjetër ka treguar se është ylli më i përulur i futbollit, pas zbulimeve të radhës nga Football Leaks.

Informacionet sekrete të zbuluara së fundmi janë përdorur për të prishur imazhin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës.

Dhe tani e ka pasur radhën Chelsea. Mes shumë detajeve të dyshimta, ai që ra në sy ishte i Kante.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar një lehtësim të taksave duke i dhënë pagën e të drejtave të imazhit në një llogari bankare jashtë shtetit.

Kjo manëvor do t’i kishte kursyer gati 1 mln euro kampionit të Botës. Por tani ka dalë në skenë se Kante ka refuzuar të jetë pjesë e skemës, megjithëse Chelsea kishte insistuar.

Pretendohet se Kante në fillim ka pranuar, por më pas ka refuzuar të firmosë dokumentet që do të finalizonin marrëveshjen.

Në vend që të firmoste, Kante thuhet të jetë shprehur se ishte i kënaqur me një “rrogë normale.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: