Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ka inspektuar punimet e Rindërtimit në kantierin e Kamzës.

8 godina konviktesh të UBT po rindërtohen në Kamëz, teksa Rama garanton se studentët që do akomodohen do të kenë kushte njësoj si në Europë.

Po ashtu ai thotë se këto konvikte do të ripërtërijnë gjithë zonën urbane përreth dhe do i sjellë një gravitet tjetër. Ahmetaj i tha Ramës nga ana tjetër se këto konvikte nuk po bëhen me paratë e donatorëve, por nga buxhet i ishtetit 100%.

”Ndryshim radikal sepse përveç faktit që studentët do akomodohen njësoj si në konviktet më të mira në Europë, sjell një ripërtëritje të madhe urban e e zonës, gravitet komplet tjetër e zonës. Do rrisë vlerën e pronës, pasurive, truallit. Faktikisht do rrisë shumë edhe vlerën e vet të UBT, si destinacion studimesh edhe si destinacion për çfarë kemi diskutuar dhe kemi folur me stafin e universitetit për t’i vënë në dispozicion fermerëve, dhe gjith aspektit për laboratorët e tregun e punës. Kjo është 100% me fonde buxhetore, jo me donatorët.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb