Kanye West ka dhënë një ndihmë të madhe familjeve dhe ekipeve ligjore që luftojnë për Ahmaud Arbery , Breonna Taylor dhe George Floyd.

Kanye dhuroi 2 milionw dollarë, deri më tani, për kauzën dhe ngritjen e një fondi të kursimeve në kolegj 529 për të mbuluar plotësisht shkollimin për vajzën 6-vjeçare të Floyd, Gianna. Ai gjithashtu ka bërë një donacion të veçantë për të mbuluar kostot ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së bashku me këtë, Kanye ka dhuruar donacione poashtu për disa biznese në pronësi të njerwzve me ngjyrw në qytetin e tij të lindjes Chicago dhe në mbarë vendin që kanë qenë në krizë dhe të ndikuar nga trazirat në SH.B.A.

Siç e dini … protestat dhe trazirat e përhapura kanë shpërthyer që kur Floyd u vra në prangat e policisë në 25 maj. Demonstratat janë kërkesë për t’i dhënë fund racizmit sistematik dhe brutalitetit policor … nga të cilat vrasjet e Arbery dhe Taylor janë edhe shembuj kryesorë.

Arbery u qëllua dhe u vra në Georgia në shkurt pasi u ndoq nga 3 burra që dyshohet se besonin se ai i përshtatej përshkrimit të një të dyshuari për vjedhje në zonë.

Taylor – i cili ishte një punëtor i urgjencës mjekësore u qëllua dhe u vra nga policët e Louisville në shtëpinë e saj në një rast “urdhri pa trokitje”, në të cilin policët dyshohet se u sulmuan pa paralajmëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb