Reperi me famë ndërkombëtare, Kanye Ëest, ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 44-ërt.

Në këtë ditë të veçantë, familjarë të tij zgjodhën që të urojnë reperin me fjalë të ëmbla.

Ish-kunata e tij, Khloe Kardashian ishte njëra prej tyre, që në rrjetin social Instagram zgjodhi që të ndajë një imazh me Tristan, Kanye dhe Kim.

“Urime ditëlindjen për vëllanë tim më të mirë. Shpresoj të kesh ditëlindjen më të mirë ndonjëherë”, ka shkruar 36-vjeçarja.

Po ashtu, Kris, nëna e Kardashian-Jenner vendosi që përmes një imazhi t’i uroj ditëlindjen Kanye

Vlen të përmendeet se reperi dhe Kim Kardashian, janë në procedura për divorc, teksa raportohet se nuk jetojnë më së bashku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb