TIRANE
Kanye West beson se kandidimi i tij i diskutueshëm presidencial në vitin 2020, ishte pika kryesore që solli prishjen e martesës me Kim Kardashian.
Ylli i Keeping Up with the Kardashians, 40 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga reperi, 43 vjeç, të premten pas gati shtatë vitesh martese.
Martesa e çiftit fillimisht pësoi një krizë verën e kaluar, në kulmin e sjelljes së çrregullt të West. Shpërthimet e tij publike filluan në korrik, pasi ai nisi ofertën për president të Shteteve të Bashkuara dhe zbuloi detaje thellësisht personale në lidhje me familjen e tij dhe martesën në fushatën dhe në Twitter.
Sjellja e tij e shtyu Kardashian të adresonte diagnozën e çrregullimit bipolar të partnerit të saj, në një deklaratë të rrallë publike, duke u kërkuar fansave “mirëkuptim” dhe duke pranuar situatën e tyre “të komplikuar dhe të dhimbshme”.
Ditë pasi Kardashian bëri deklaratën e saj, West i kërkoi falje publike gruas së tij në Twitter. Një burim tha për PEOPLE, se Kenye po përjeton ankth dhe trishtim për shkak të divorcit.