Ish-presidenti Donald Trump ka bërë me dije së fundmi se reperi Kanye West u shfaq në rezidencën e tij në Mar-a-Lago ‘papritur’ ndërsa zbuloi detaje nga vizita e artistit kontraversal.

“Javën e kaluar, Kanye West më thirri për të ngrënë darkë në Mar-a-Lago. Menjëherë pas kësaj, ai u shfaq papritur me tre nga miqtë e tij, për të cilët nuk dija asgjë”, tha ish-presidenti, ndërsa shtoi: Ne hëngrëm darkë të martën në mbrëmje me shumë anëtarë të pranishëm në oborrin e pasmë.

West ka njoftuar gjithashtu se planifikon të kandidojë për president në vitin 2024, ndërsa në një promovim dy-minutësh të fushatës të postuar në Twitter, artisti zbuloi se ai u takua me Trump të mërkurën për të diskutuar mbi fushatën e tij.

Dyshja më pas udhëtoi në Miami së bashku dhe u panë jashtë klubit privat të ish-presidentit në Florida të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: