Të pakën 15 persona janë arrestuar në Londër pas i kanë vënë flakën një furgoni policie, jashtë një hoteli ku qëndronin azilkërkuesit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jashtë hotelit Suites në Ribbers Lane, Prescot ku demonstruesit e agravuar i vunë flakën një furgoni policie dhe u hodhën fishekzjarrë të ndezura ndaj oficerëve të policisë.

Mediat britanike shkruajnë se të gjithë demonstruesit vinin nga një organizatë bamirësie për refugjatët të quajtur Care4Calais dhe protestuan për të drejtat e refugjatëve.

Ndërsa sipas autoriteteve britanike, demonstruesit i janë bashkuar protestës  vetëm se “ishin të interesuar për të shkaktuar telashe nëpërmjet dhunës dhe frikës, të pakujdesshëm ndaj qytetarëve apo oficerëve”.

Policia thotë se anëtarëve të grupit të protestës iu bashkuan të tjerë që “ishin të interesuar vetëm të shkaktonin telashe nëpërmjet dhunës dhe frikësimit, pa asnjë mendim, apo kujdes, për anëtarët e tjerë të publikut ose oficerët tanë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb