Mungesa e energjisë elektrike në aeroportin e Manilas në Filipine ka shkaktuar kaos te qindra mijëra udhëtarë.

Rreth 300 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar në qendrën e Azisë Juglindore.

Aeroporti Ndërkombëtar i Manilës është porta kryesore për udhëtarët në Filipine, duke i shërbyer kryeqytetit dhe rajonit përreth.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Filipineve , deklaroi se problemet  teknike u zbuluan për herë të parë të dielën në mëngjes.

Gjithsej 282 fluturime u vonuan, u anuluan ose u devijuan drejt aeroporteve të tjera rajonale, ndërsa rreth 56,000 pasagjerë u prekën që nga ora 16:00 sipas kohës lokale në ditën e Vitit të Ri, shtoi ai. Nuk ishte e qartë se sa mbi fluturime u prekën.

Pasagjerët e frustruar dhe të lodhur u ankuan për humbjen e fluturimeve të tyre dhe mllefin e kanë treguar në rrjetet sociale.

Incidenti ka ngjallur reagim të ashpër publik në internet, duke përfshirë dhe politikanët.

Kriza e aeroportit të Vitit të Ri bëri që shumë filipinas që punonin jashtë shtetit të largoheshin nga fluturimet e tyre me destinacione si Hong Kongu dhe Singapori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: