Sërish skena të shëmtuara në Ligue 1 në derbin verior midis Lens dhe Lilë ndërsa tifozët vendas pushtuan fushën dhe shkuan pas lojtarëve të skuadrës mike.

Pushtimi i fushës nga tifozët e Lens bëri që loja të ndalet për gjysmë ore derisa situata të vihej nën kontroll. Pamjet e dëshmuara dje në mbrëmje në “Bollaert-Delelis” kujtonin ngjarje të ngjashme në ndeshjen midis Nisës dhe Marsejës në fillim të këtij sezoni.

Në atë lojë, ndeshja përfundimisht u ndërpre kur ultrasit nga tifozët vendas hynë në fushë për t’u përballur me lojtarët e Marsejës në “Allianz Riviera”.

Me atë rast, liga e Ligue 1 goditi rëndë Nisën, duke i ndëshkuar me zbritje të dy pikëve, duke mbyllur stadiumin e tyre për dy ndeshje dhe duke urdhëruar një ndeshje në një stadium neutral.

Mbetet për t’u parë se si do të sillen autoritetet me Lensin, i cili fitoi 1-0 falë golit në pjesës së dytë të Przemislau Frankovski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb