Futbolli spanjoll vijon të jetë i zhytur në kaos, ndërsa për t’i dhënë një goditje të rëndë planit për rinisjen e sezonit kanë menduar vetë futbollistët. Me anë të sindikatës së tyre, lojtarët e Ligës kanë hdhur poshtë protokollin e prezantuar nga Komisioni i Sportit dhe që projektonte rikthimin e skuadrave në fillim në stërvitje dhe më pas në garë për të mbyllur sezonin.

1588092358 847746 1588092570 Noticia Normal (1)
1588092358 847746 1588092570 Noticia Normal (1)

Sipas futbollistëve, protokolli nuk është I qartë dhe dy janë pengesat më të mëdha. Si fillim kërkohet më shumë siguri dhe se nga protokolli I prezantuar nuk qartësohet se çfarë do të ndodhë nëse dikur rezulton pozitiv kur futbolli të kthehet në fushë. Sipas mediave spanjolle, ky qëndrim i sindikatës së futbollistëve minon shpresat për të rinisje të La Liga. Më parë, lojtarët kishin kundërshtuar edhe mundësinë e grumbullimeve të gjata që do t’i mbanin ata larg familjeve. Tema të nxehta që kërkojnë zgjidhje të shpehtë, pasi koha kalon dhe afati I përcaktuar për të mbyllur sezonin ngushtohet ndjeshëm, duke forcuar edhe skenarin francez për pezullim të parakohshëm të kampionatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb