Dinamo e Kievit ka mundur me rezultatin 6-0 Beshiktashin por menjëherë pas ndeshjes tifozët e të dy skuadrave janë përleshur me njëri-tjetrin duke shkaktuar kaos në rrugët e Kievit.

Huliganët e skuadrës vendase i kanë pritur në qendër të qytetit, tifozët e skuadrës turke që kanë udhëtuar në numër të madh në Ukrainë.

Sipas njoftimeve të mediave ukrainase, huliganët ukrainas kishin shkuar në vendin ku ishin grumbulluar turqit.

Pas përleshjes, menjëherë ka arritur policia dhe ndihma e shpejtë që iu kanë ndihmuar të lënduarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb