Përleshjet mes Izraelit dhe Palestinës po vazhdojnë edhe sot, ku sulmet ajrore në Rripin e Gazës nuk kanë të ndalur nga ushtria izraelite – derisa Hamasi po i kundërpërgjigjet me lansimin e raketave, pavarësisht thirrjeve nga faktori ndërkombëtar që t’i jepet fund luftimeve.

Liderët izraelitë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një ofensivë kundër Hamasit dhe “Xhihadit Islamik”, kurse zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka pranuar se 12.000 raketa dhe armë tjera që i kanë grupet e caktuara në dispozicion në Gazë, ata kanë mjaftueshëm raketa për të kryer sulme mbi qytetet izraelite, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, dy punonjës nga Tajlanda janë vrarë kurse shtatë persona tjerë janë plagosur në sulmet me raketa në fermën izraelite në afërsi të kufirit me Gazën, ka bërë të ditur policia izraelite – e përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Hamasi dhe “Xhihadi Islamik”.

Raketat gjithashtu janë lansuar nga pozicionet palestineze, kurse sirenat janë ndezur menjëherë në qytetin Ashdod në jug nga Tel Avivi, por edhe në rajonet e banuara përgjatë kufirit me Gazën, ku nuk është raportuar për dëme apo persona të lënduar.

Punonjësit shëndetësor në Gaza kanë njoftuar se nga fillimi i luftimeve – përkatësisht nga 10 maji – janë vrarë 217 palestinezë, përfshirë 63 fëmijë dhe mbi 1.400 tjerë janë plagosur.

Në anën tjetër, autoritetet izraelite kanë konfirmuar që në Izrael janë vrarë 12 persona përfshirë dy fëmijë. E gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar pjesërisht apo plotësisht, përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë shtëpi të shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb